Përfaqësuesit e popullit votuan njëzëri për dorëheqjen e kryeministrit Nikollaj Denkov me 216 vota “pro”. Mbrëmjen e djeshme, më 5 mars, Denkov e dorëzoi dorëheqjen e qeverisë në zyrën e Kuvendit Popullor, një ditë para përfundimit të 9 muajve të administrimit të tij. Pas votimit për dorëheqje, presidenti Rumen Radev duhet të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare dhe t'i dorëzojë mandatin forcës më të madhe politike në parlamentin e 49-të - GERB-SDS.
Ndërkohë, GERB vuri në tryezë një marrëveshje qeverisjeje ndërmjet GERB-SDS dhe PP-DB deri në fund të mandatit të kësaj Asambleje Kombëtare dhe një mekanizëm vendimmarrës.
Nga ana e tyre, PP-DB-ja deklaroi gatishmërinë për negociata, ndërsa Nikollaj Denkov para votimit të mëngjesit të sotëm bëri një tjetër ftesë për negociata. Ai saktësoi se pas votimit të dorëheqjes së qeverisë, puna e kabinetit do të vazhdojë deri në zgjedhjen e një të riu.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..