Një nga grupet më të njohura dhe më të dashura të rokut bullgar – B.T.R., gjatë vitit 2024 shënon 30 vjetorin e tij. Muzikantët e festuan këtë përvjetor në fund të vitit të kaluar me një koncert të madh, i cili u prit me shumë interes nga publiku. Në verë ata vazhdojnë me një turne evropian që fillon nga Vjena, pas së cilës do të japin koncerte edhe në vend. Turneu kombëtar, i cili përfshin shtatë qytete, fillon më 27 qershor në Stara Zagora. Finalja është me një koncert në Sofje më 20 nëntor.
Sa i përket programit të pasur të koncerteve, Sllavço Nikollov – kitarist, vitet e fundit edhe autor kryesor i këngëve të B.T.R. - tregon:
“Jemi shumë të lumtur që këngët e dy albumeve tona të fundit u radhitën pranë hiteve të mëdha që kemi krijuar dhe që 30 vjet transmetohen në radio dhe televizion. Në koncertet ne performojmë një pjesë të madhe të këngëve nga dy albumet e fundit - "Muret e padukshme" dhe "Puzzle". Krahas kësaj interpretojnë edhe një këngë nga çdo album që kemi. Deri më tani incizuam 13 albume dhe një album të dyfishtë - duke e bërë atë 15 gjithsej."
Paralelisht me turneun, grupi po punon edhe për albumin e tij të parë koncert, i cili pritet të dalë këtë vit, së bashku me një album përvjetor dhe CD "30 vjet B.T.R." nga koncerti i tyre i përbashkët me Orkestrën Simfonike të Teatrit të Muzikës dhe Dramës “Konstantin Kisimov” - Veliko Tërnovo, të drejtuar nga Georgi Patrikov.
Ndër këto ngjarje renditet edhe kënga e tyre më e re “Fjalë pa gënjeshtra”. Kjo është kënga e shtatë në albumin e fundit "Puzzle" të formacionit B.T.R. Atanas Penev - frontmeni i grupit - e paraqet kështu:
“Kjo është një këngë që na pëlqen shumë. Është një ribërje e një kënge nga repertori i formacionit B.T.R. nga viti 1997. Por teksti ishte fjalë për fjalë adoleshente. Sllavço Nikollov krijoi tekstin e ri. Doemos këngën e regjistruam përsëri me të gjitha korrigjimet e bëra në të. Ne ftuam edhe mikun tonë të vjetër Dobromir Polikov me një kitarë të dytë dhe ata të dy me Sllavço Nikollov korrespondojnë shumë mirë.”
Videoja e regjisorit Bojan Karamfillov, është në përshtatje me tingëllimin e fortë të këngës dhe vizionin e grupit për muzikën.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet..