Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar vendet historike që lidhen me çlirimin tonë nga zgjedha osmane, sipas të dhënave të Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm.
Radio Bullgaria ju ofron 5 ide për shëtitje patriotike me rastin e Festës Kombëtare të vendit tonë:
Koprivshtica - një qytet muze në të hapur
Koprivshtica - një nga qytetet më të bukura bullgare, lidhet në mënyrë të pashmangshme me Rilindjen Kombëtare Bullgare dhe me disa nga iluministët, figurat publike dhe luftëtarët tanë më të shquar të pavarësisë kombëtare.
Sot ne jemi krenarë me këtë xhevahir të mrekullueshëm arkitekturor bullgar, ku kujtimi është ende i gjallë. Me një biletë mund të vizitohen për disa orë shtatë shtëpitë-muze të qytetarëve të famshëm që datojnë nga shekulli i XIX-të, fatet e të cilëve janë të lidhura ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare Bullgare.
Lexoni më shumë:
Muzeu Kombëtar Anija “Radecki”
Anija legjendare "Radecki" është e ankoruar në brigjet e Danubit pranë qytetit Kozlloduj. Në një natë maji të vitit 1876, i maskuar si kopshtarë, Hristo Botev dhe kaçakët e tij hipën në vaporin austro-hungarez të pasagjerëve nga bregdeti rumun dhe fjalë për fjalë e morën atë, duke e detyruar ekuipazhin të ankoronte në bregun bullgar pranë Kozllodujit që të zbresin kaçakët dhe kryetarin e tyre. Qëllimi i poetit revolucionar ishte të ngrejë popullin në këmbë në një luftë kundër zgjedhës osmane.
Sot “Radecki” është kthyer në një muze lundrues. Por kini kujdes, kjo nuk është avullorja autentike. Origjinali u shkatërrua nga pronarët në vitin 1924. Kopja e tij 100% u ndërtua me donacione të fëmijëve nga e gjithë Bullgaria dhe u hap si muze në vitin 1966.
Karllovo - shtëpia e revolucionarit Vasil Levski
Apostulli i Lirisë lindi në Karllovo, gjë që automatikisht e kthen këtë qytet në një shenjtëri bullgare. Shtëpia e tij e lindjes është njëkatëshe me dy dhoma dhe një bodrum, qilar dhe vendstrehim. Ndërtesa modeste u rinovua dhe u hap për vizitorë në mesin e shekullit të XX-të.
Ekspozita muzeore është modeste - përmban objekte, fotografi dhe dokumente që lidhen me jetën e Vasil Levskit, me familjen dhe bashkëmendimtarët e tij. Sot, çdokush mund të vizitojë këtë vend të paharrueshëm dhe të transferohet në epokën e turbullt të shtypjes së huaj.
Monumenti i Lirisë në majën Shipka
Monumenti madhështor ngrihet në majën e Shën Nikollës në zemër të malit Stara Planina. Këtu, në muajin gusht 1877, u zhvilluan betejat më dramatike dhe fatale për Bullgarinë gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke. Betejat, të cilat rezultuan me dhjetëra mijëra viktima, janë të përjetësuar në Monumentin e Lirisë.
Ky lapidar u ndërtua me donacionet e popullit bullgar dhe u inaugurua në gusht të vitit 1934. I rritur si nga gjoksi shkëmbor i malit, monumenti personifikon aspiratën e përjetshme njerëzore për liri dhe pavarësi. Prandaj, çdo vit më 3 Mars mijëra bullgarë dynden këtu për të bërë homazhe çlirimtarët e tyre.
Lexoni më shumë:
Panorama "Epopeja e Plevenit 1877"
Betejat pesë-mujore pranë qytetit Pleven në rrjedhën e Luftës Ruso-Turke përfunduan me kapitullimin e Osman Pashës më 10 dhjetor 1877. Kjo betejë fatale ndryshoi rrjedhën e luftës në favor të pavarësisë bullgare. 100 vjet më vonë, në vetë fushën e betejës, ose në të ashtuquajturin Park-Muze Skobelev, u krijua Panorama "Epopeja e Plevenit". Monumenti impozant ka formën e një koni të cunguar, i mbështetur nga katër bajoneta të stilizuara. Brenda, para syve të vizitorëve, marrin jetë disa nga betejat më të ashpra për lirinë e Bullgarisë. Dioramat dhe tablotë e mëdha panoramike janë aq realiste saqë njeriu ndihet sikur është teleportuar pas në kohë dhe ka zbritur direkt në fushën e betejës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova, historymuseum.org,Muzeu Kombëtar “Vasill Levski”
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..