Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Zheljazkov e quajti Shqipërinë kampione të Ballkanit në drejtim të integrimit evropian

Presidenti shqiptar Bajram Begaj: Të drejtat e minoritetit bullgar në Shqipëri janë të garantuara

| rinovuar më 24-02-27 6.49.MD
Rosen Zheljazkov
Foto: BGNES

Bullgaria dhe Shqipëria kanë një fat të ngjashëm historik në dekadat e fundit. Ne simpatizojmë politikanët dhe popullin shqiptar për përpjekjet e tyre në rrugën e integrimit evropian, tha kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov

Në një pritje organizuar nga Ambasada Bullgare në Tiranë me rastin e Festës Kombëtare të 3 Marsit, ai tha: “Bullgaria dhe Shqipëria janë shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe kjo është një garanci e prosperitetit të tyre si kombe dhe shtete. Sot pamë një Shqipëri moderne, në zhvillim, të orientuar drejt së ardhmes dhe rendit juridik evropian." Vendi tregon vullnet politik, energji sociale dhe aspiratë për të arritur parimet që bashkojnë popujt evropianë. "Për ne gjëja më e rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar, njohja e të cilit në vitin 2017 dhe puna e vazhdueshme për krijimin e mundësive të barabarta janë garanci dhe shembull për t'u ndjekur”, shtoi kryetari i Kuvendit Popullor. “Ne besojmë se Shqipëria do të bëhet shumë shpejt një anëtare e plotë e BE-së, sepse meritat dhe rezultatet e arritura janë mbresëlënëse. Shqipëria është kampione e Ballkanit në integrimin evropian dhe meriton të shpërblehet për të gjitha përpjekjet që ka bërë sa më shpejt", shtoi Zheljazkov cituar nga BGNES.

Vizita zyrtare në Tiranë e delegacionit parlamentar bullgar, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, ishte me ftesë të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Vendet tona i konsiderojnë pakicat kombëtare si urë për miqësinë e gjatë dhe të qëndrueshme, si dhe një aset për vlerat dhe shoqëritë tona”, theksoi zonja Nikolla në bisedime.

Si një investim strategjik në sigurinë e rajonit, ajo përcaktoi rolin e Bullgarisë në mbështetjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, raporton botimi shqiptar argumentum.al

Kryetari i Kuvendit Popullor të Bullgarisë dhe delegacioni që e shoqëronte u prit edhe nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj, i cili shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Shqipërisë në BE, për nismat e përbashkëta shumëpalëshe, për kontributin e njësive ushtarake në KFOR.

Fokusi u vendos në mundësitë e zhvillimit të infrastrukturës tokësore dhe ajrore. Sipas fjalëve të presidentit shqiptar, përshpejtimi i ndërtimit të korridorit nr.8, si dhe nisja e fluturimeve në fund të këtij viti në linjën direkte ajrore Tiranë-Sofje, padyshim do të rrisë shkëmbimin tregtar dhe turizmin në të dyja vendet.

Presidenti Begaj ka theksuar se situata aktuale në rajon kërkon mirëkuptim, bashkëpunim dhe përballim të politikave të kaluara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tij të plotë euroatlantik. Për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve përkatëse në vendin e tij, kreu i shtetit shqiptar ka siguruar se të drejtat e pakicës bullgare në Shqipëri janë të garantuara dhe se vullneti i lirë për t'u vetëdeklaruar janë siguruar në regjistrimin e zhvilluar të popullsisë së vendit, i cili ka qenë një proces transparent, raporton edicioni shqiptar argumentum.al.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Policët dhe personeli ushtarak rumun kanë punuar si mercenarë në Kongo Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme e Rumanisë, 11 nga punonjësit e saj kanë punuar si mercenarë në Kongo ndërsa kanë qenë me pushime mjekësore, raportoi..

botuar më 25-04-11 2.26.MD
Ministri Stankov

Bullgaria është një lojtar i rëndësishëm në transformimin energjetik të rajonit

Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..

botuar më 25-04-10 4.14.MD

Presidenti Radev: Evropa mund të përballet me sfidat nëse ngre ambiciet e saj

Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..

botuar më 25-04-09 5.37.MD