Pas një debati të gjatë, parlamenti vendosi që deri më 15 prill të mbahen negociata ndërmjet centralit atomik “Kozlloduj” - “Kapacitete të Reja” dhe “Hyundai Engineering & Construction Co., Ltd”. Kompania është përfshirë në listën e shkurtër të kompanive potenciale të ndërtimit për inxhinierinë, ndërtimin, furnizimin dhe vënien në punë të një termocentrali bërthamor në vendin e miratuar në Kozlloduj, me teknologjinë AR1000. Me rivotim vendimi u miratua me 112 vota “pro”, 29 “kundër” dhe 82 “abstenime”. Kuvendi me 52 vota “pro”, 161 “kundër” dhe 8 “abstenime” hodhi poshtë projekt-rezolutën tjetër të paraqitur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” për zhvillimin e negociatave paralele me “Hyundai” dhe kompaninë amerikane “Bechtel”.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..