Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Ivelina Dundakova, është për një vizitë pune dyditore në Kosovë. Ajo u takua me homologun e saj Bardil Dobra. Mikpritësi u raportoi të ftuarve se ka një shkëmbim informacioni midis policisë së dy vendeve dhe kjo është një bazë e mirë për zhvillimin e kontakteve aktive, për përballimin e sfidave të përbashkëta, si ruajtja e stabilitetit të rajonit, luftimi i propagandës ruse dhe parandalimi i krizave të ardhshme.
Delegacioni bullgar ka takuar edhe kryesinë e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe të Akademisë së Sigurisë Publike. Të dy palët u bashkuan rreth idesë për të punuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përgjithshme bashkëpunimi në fushën e punëve të brendshme, si dhe të një marrëveshjeje sektoriale apo të memorandumeve të mirëkuptimit për të rregulluar shkëmbimin në kuadrin e trajnimit policor dhe në Institutin e Psikologjisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sofje, transmetoi BTA.Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..