Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nina Nikolina dhe kënga e saj më e re në stilin folklorik

Foto: Nina Nikolina Official

Në muajin e dashurisë, Nina Nikolina ka përgatitur dy aktivitete për publikun e saj - një koncert premierë "Këngë popullore të dashurisë" më 16 shkurt, në të cilën do të prezantojë këngën e saj më të re. Ky koncert ndjek trendin e programit “Jazz & Traditions” – këngë të interpretuara në zhanret aktuale muzikore me tinguj xhaz, fënk, R&B, elektronik dhe vallëzimi. Bashkë me këngëtaren Nina Nikolina në skenë do të dalin perkusionisti Kalin Veljov, pianistët Jasen Velçev dhe Mirosllav Turijski, trumbetari Martin Tashev dhe këngëtarja Tanja Përvanova.

Për koncertin e 16 shkurtit, formacioni etno-xhaz përgatiti një repertor të ri, të përzgjedhur enkas për ditën e të dashuruarve. Interpretuesit  janë të bindur se kënga popullore e përshkruan më së miri dhe në mënyrë më poetike dashurinë.  Në program u përfshin edhe dy këngë dashurie nga Ballkani - nga Shqipëria dhe nga Bosnja, të cilat këngëtarja do t'i interpretojë me tekstet e tyre origjinale në gjuhën shqipe dhe boshnjake.

Si të gjitha koncertet e grupit, edhe ky do të jetë një performancë interaktive me improvizime të shumta nga grupi, rrëfime dhe “përkthime” të teksteve të këngëve nga vet Nina Nikolina dhe pyetje drejtuara publikut.

Nina Nikolina është veçanërisht e lumtur që të paktën tre breza vijnë në koncertet e saj.

“Si një krijuese besoj se publiku duhet të edukohet – ndan këngëtarja. – Dhe në këtë kuptim jam shumë e lumtur që publiku po i kushton vërtet vëmendje folklorit dhe tashmë filloi të dallojë se çfarë është folklori i vërtetë. Kjo është një traditë që ne duhet ta njohim për të ditur se nga janë rrënjët tona. Për çdo njeri që i kushton vëmendje folklorit, ndihem vërtet e lumtur. Sepse prej shumë vitesh punoj për ta bërë këtë folklor të aksesueshëm për ta. Sepse, duke gjykuar nga vëzhgimet e mia dhe nga fëmijët e mi, opsioni është ky - t'ua prezantoj atyre folklorin bullgar në një mënyrë moderne."

Më 16 shkurt, në koncert-spektaklin "Këngë popullore të dashurisë" do të tingëllojë edhe kënga humoriste "Gjyshen Dora е zuri gjumi". Kjo është kënga e katërt nga albumi i dytë i këngëtares Nina Nikolina "Jazz & Traditions VOL. 2". Aranzhimin e bënë Kalin Veljov, Martin Tashev dhe Jasen Vellçev.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD