Gabriell Marinov fitoi titullin evropian, kurse Ivan Dimov mbeti me të argjendin në dyluftimin në kategorinë olimpike deri në 61 kilogramë në Kampionatin Kontinental të Peshëngritjes në Sofje. Marinov grumbulloi një dyluftim prej 281 kg. (121+160 kg). Dimov mbeti me një kilogram më pak (130+150). Gjeorgjiani Shota Mishvelidze zuri vendin e tretë me një dyluftim prej 272 kg. Dimov fitoi lëvizjen e hedhjes me 4 kg. përpara nënkampionit, Marinov ishte i pesti, por në shtytje bëri një kthesë dhe doli në vendin e parë.
Në ditën e dytë të garës evropiane kampion u bë edhe Angell Rusev, ndërsa i treti në kategorinë deri në 55 kg u rendit Xhan Zarkov. Rusev kapërceu dhimbjen e shpatullave për të triumfuar për herë të katërt në Kontinentin e Vjetër. Zarkov çuditërisht luftoi për vendin e tretë. Mes tyre u rendit Romini Shamilishvili nga Gjeorgjia.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..