Në resortin dimëror të Banskos, presidenti Rumen Radev ishte mysafir i sllallomit të Kupës së Botës në disiplinat e skijimit alpin.
Ambicia është që vitin e ardhshëm të ketë një tjetër raund të Botërorit, tha kreu i shtetit dhe shpjegoi se ka pasur një ftesë për një takim me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Para Bach, vendi do të deklarojë se dëshiron të aplikojë për të pritur Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj. “Mendoj se tashmë kemi potencial, më e rëndësishmja është se kemi njerëz të përgatitur. Sepse ajo që dëgjoj nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Skive është se ekspertët tanë që e organizojnë këtë garë, që i përgatitin pistat, janë në nivel botëror. Mendoj se me bazën që kemi ndërtuar këtu në Bansko, në Sofje, në Bullgari në përgjithësi, vendi ynë mund dhe e meriton të jetë qendra e një ngjarjeje të tillë botërore dhe ne do të punojmë që kjo të ndodhë”, theksoi Radev.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..