Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktimat e shkatërrimit: "Kohët e vështira lindin njerëz të fortë"

Një vit nga tërmeti shkatërrues në Turqi - një histori e pikëllimit dhe shpresës së viktimave të rajonit Hataj – pjesa e parë

Një tregim i qëndresës dhe shpresës pas „katastrofës së shekullit“

Foto: Sevda Dyqanxhi

Një vit pasi tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë goditi Turqinë jugore dhe vrau më shumë se 50,000 njerëz në vend, Radioja Kombëtare Bullgare dërgoi ekipin e vet për të monitoruar rimëkëmbjen e rajonit më të prekur nga fatkeqësia - rajoni i Hatajit.

Redaktorja në redaksinë turke të Radio Bullgarisë Sevda Dyqanxhi dhe Maria Petrova nga "Horizont" kaluan katër ditë në rajon dhe u takuan si me përfaqësues të pushtetit lokal dhe organizatave humanitare, ashtu edhe me të mbijetuarit nga tërmeti. Cili është realiteti i ri në Hataj një vit pas katastrofës?


Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme turke, 53537 persona humbën jetën nga tërmetet që shkatërruan 11 provinca në juglindje të Turqisë më 6 shkurt të vitit të kaluar. Mbi 14 milionë njerëz janë prekur drejtpërdrejt nga fatkeqësia. Hataj është provinca më e prekur me 24000 viktima dhe 8000 të tjerë vdiqën në Sirinë fqinje.

Pas tabelës së qytetit "Hataj", shpresa për të parë të paktën një pjesë të imazhit tim për "Qytatin-djep të qytetërimeve" m’u fik. Zhgënjimi është i madh kur, në vend të vizitës sime të ëndërruar prej kohësh në Hataj - Antakia, gjejmë një qytet në apokalips. Shkatërrimet shtrihen përtej syrit. Edhe pse ka filluar ndërtimi i ndërtesave të reja të banimit, Hataj aktualisht është një qytet me kontejnerë akomodimi të përkohshëm.


Nënkryetari i AFAD - agjencisë qeveritare turke për menaxhimin e fatkeqësive për rajonin Hataj - Taner Bandër tregon për vëllimin e problemit:

Taner Bajëndër

"Kjo është „fatkeqësia e shekullit“. Kemi përjetuar shkatërrime të mëdha, kemi humbur më shumë se 50 mijë njerëz. Dhimbja jonë është e papërshkrueshme. 24 mijë nga viktimat janë nga kjo zonë. Kur flasim për një tragjedi të përmasave të tilla, atëhere dhe aktivitetet dhe përgjegjësitë tona janë të mëdha - thotë Bajëndër, zyra e të cilit është përgjegjëse për organizimin e akomodimit të përkohshëm. - Aktualisht janë 185 kampe me kontejnerë në të cilat jetojnë 215 mijë bashkëqytetarë tanë. Ne kemi afërsisht 70 mijë kontejnerë të destinuar për banim. Ne u japim kupona ushqimore familjeve të dobët nga ana sociale. Çdo ditë sigurojmë 25 litra ujë të pijshëm për njerëzit që jetojnë në kontejnerë," thotë Taner Bajëndër.


“Heronjtë nga ekipet e shpëtimit të AFAD-it” ofrojnë sot kujdes social, shtëpiak, shëndetësor, edukativ për viktimat. "Kolegët dhe vullnetarët bullgarë ishin një nga ekipet e para ndërkombëtare që erdhën për të ndihmuar" - tha Bajëndër dhe kërkoi shprehimisht në raport të përmendet se ai ka rrënjë bullgare.


"Familja ime janë emigrantë nga Bullgaria. Gjyshërit e mi kanë ardhur në Turqi nga Svishtovi. Misioni im në Hataj është një krenari e madhe. Nga shumë vende erdhën në ndihmë, por kërkim-shpëtimi dhe ndihma humanitare nga Bullgaria ishte shumë e veçantë për mua."

Takimi ynë me kryetarin e komunës së madhe Hataj, Ljutfju Savash, gjithashtu fillon me një bisedë të rastësishme ku ai thotë "Unë jam dhëndër bullgar. Familja e gruas sime erdhi këtu nga Kërxhali" dhe 2000 kilometra nga Sofja na jep ndjesinë se "distancat janë vetëm gjeografi, dhe bota është një familje e madhe".

Ljutfju Savash

“Prej 11 muajsh unë dhe gruaja ime jetojmë në një kontejner, ajo është profesoreshë e mjekësisë në universitet, por asnjëri prej nesh nuk është penduar për asnjë moment për kushtet në të cilat ndodhemi apo për faktin që jetojmë në një kontejner. Ne vendosëm të jetojmë siç jetojnë të gjithë në Hataj për të treguar ndjeshmëri për mënyrën e tyre të jetesës. Hataj është shkatërruar shumë herë në histori. Është ndoshta një nga qytetet në botë që ka vuajtur më shumë nga tërmetet. Paraardhësit tanë kanë përjetuar një tmerr të ngjashëm dhe ne do ta përballojmë”, thekson kryebashkiaku Ljutfju Savash.

Ai mban mend fare mirë se si nga dita e tretë pas tërmetit, institucione të ndryshme ndërkombëtare, fondacione, organizata joqeveritare, vullnetarë dhe vende të ndryshme, përfshirë Bullgarinë, filluan të japin ndihmë.


“Kjo ndihmë na tregoi këtë gjë: në momentin kur njerëzit pyesnin nëse mbizotëron individualizmi, nëse personalja pengon ndihmën për njëri-tjetrin, në Hataj, si dhe në zona të tjera të Turqisë të prekura nga tërmeti, ku vdiqën njerëz e të tjerë humbën gjithçka, ne pamë që humanizmi nuk ka vdekur, por ekziston. Kjo është arsyeja pse duhet larguar tutje pesimizmi dhe për këtë falënderojmë edhe popullin bullgar dhe shtetin bullgar”, theksoi kryebashkiaku i Hatajit.

Fëmijë të fatkeqësisë, fëmijë të shpresës!

Kthehemi në kamp, të cilin e vizitojmë me Taner Bajëndër-in dhe kolegët e tij, edhe në shi, një nga pamjet e para është e fëmijëve që luajnë futboll. Mes buzëqeshjeve dhe kuriozitetit se kush jemi, dhimbja e humbjes së përjetuar ndihet pothuajse menjëherë:


"Më kanë vdekur të gjithë të afërmit me të cilët kam jetuar në katin e parë të banesës. Më kanë vdekur daja, xhaxhai, tezet, kushërinjtë, vetëm nëna dhe babai janë gjallë. Më mungojnë njerëzit që kam humbur", thotë me zë të ulët 13-vjeçari Rashid.

Pavarësisht motit të zymtë, zhurma dhe buzëqeshjet e fëmijëve na japin një gllënjkë shprese. Tmerri ende shfaqej në mendjet e fëmijëve dhe pa e pyetur, fillon të tregojë dhe 11-vjeçari Emre:

"Një vit më parë u frikësuam shumë kur ranë tërmetet. Ishte e frikshme! U shkundëm si një kovë qumështi - shpjegon në mënyrën e tij Emre i vogël dhe duke lënë kujtimet shton: - Jemi shumë mirë këtu në këtë vend. Ne kemi miq, jemi socializuar dhe tani po bëhemi gati për një ndeshje futbolli me fëmijët nga një park tjetër".

Një entuziazëm pothuajse absurd për ne që jetojmë rehat në shtëpinë tonë të ngrohtë. 


“A nuk të mungon shtëpia, dhoma jote?” e pyes Ramizin 12-vjeçar.

"Mami qau shumë për shtëpinë tonë të shkatërruar. Por unë nuk vuaj fare për të. Është një shtëpi - do të rindërtohet përsëri, mami dhe babi janë gjallë... Kjo është gjëja më e vlefshme", thotë Ramizi me rroba të lagura nga shiu dhe këpucë me baltë.

Një mësim i thjeshtë për prioritetin dhe vlerat e jetës nga një fëmijë: një shtëpi ndërtohet, por humbja e njerëzve të dashur është e pakthyeshme!

Ju do të mësoni për fuqinë e grave dhe kujdesin për kafshët në pjesën e dytë të tregimit tonë.

Foto: Sevda Dyqanxhi dhe Marija Petrova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD