Unioni i Artistëve Bullgarë feston 100 vjetorin e lindjes së një prej ilustruesve më të njohur dhe më të dashur bullgar - artistit Ljuben Zidarov (23.12.1923 - 3.01.2023). Me këtë rast u organizua një ekspozitë me piktura në pronësi të 20 galerive të artit në vend, koleksioneve private dhe familjes Zidarov. Krahas ekspozitës në galerinë në rrugën Shipka 6, çdo ditë ka edhe shfaqje të filmit "Pasqyra magjike e Ljuben Zidarov-it" me regji të Marija Nikollovës.
Duke i kushtuar më shumë se shtatë dekada artit të librit, Ljuben Zidarov është ndër krijuesit e prirjes moderne në ilustrimin bullgar të viteve 60-të dhe është gjithashtu ndër themeluesit e librit komik të vizatuar në Bullgari dhe i revistës së parë bullgare me ilustrime për fëmijë „Sllavejçe“ (1957). Biografia e tij e pasur krijuese si ilustrues përfshin qindra vepra klasike, duke përfshirë "Përrallat e Andersenit", "Përrallat e Shekerezadës", "Ishulli i thesarit", "Konti i Monte Kristos", "Princi dhe i varfëri", "Kolibja e xhaxhi Tomit" dhe shumë të tjera. Si një artist me një shkrim satiriko-poetik karakteristik, të paimitueshëm, Ljuben Zidarov ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në fushën e pikturës së kavaletit, akuarelit dhe tekstileve artistike. Ekspozita është e hapur deri më 23 mars 2024.
Foto: sbh.bgPërpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari,..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut..