Fillimi i mijëvjeçarit të ri u shënua me një vrull të ri në muzikën moderne bullgare. Ndër grupet ikonike të asaj kohe është D2 - me këngë që janë aktuale edhe më sot. Një prej tyre është "Njëqind vjet" nga albumi i grupit "2002".
Një nga themeluesit dhe kitarist i këtij formacioni Dimitër Kërnev është autor i muzikës dhe i aranzhimit, ndërsa tekstin e shkroi Rumen Gajdev - Garo.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..