Në lidhje me 6 vjetorin e vdekjes së gjyshit Dobri, më 10 shkurt në fshatin Bajllovo do të shërbehet liturgjia e shenjtë rekuiem, njoftoi Mitropolia e Sofjes. Shërbesa do të drejtohet nga Shkëlqesia e Tij peshkopi i Bellogardçikut Polikarp, Vikar i Mitropolitit të Sofjes dhe Patriark Bullgar Neofit.
Gjyshi Dobri lindi më 20 korrik të vitit 1914 në fshatin Bajllovo dhe vdiq më 13 shkurt të vitit 2018, në moshën 103 vjeçare, në Manastirin Kremikovski.
Njerëzit e quanin "Bredhësi i Zotit", "I pa argjendi" ose "Shenjtori nga Bajllovo ", për shkak të mirësisë, modestisë, mënyrës së tij asketike të jetës dhe bujarisë së tij të thellë. Pothuajse çdo ditë ecte më këmbë ose me autobus për në Sofje dhe para dyerve të Katedrales Patriarkale "Shën Aleksandër Nevski" apo Kishës "Shën Shtat Shenjtorët" mblidhte para, të cilat më pas i dhuronte. Në vitin 2009, gjyshi Dobri i dhuroi Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” 35 700 leva dhe ky është donacioni më i madh privat në historinë e tempullit.
Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..