Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalNga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA. Programi i tij përfshin Kishinau, Sinxhera dhe Taraklia me vizita në shkolla dhe fusha futbolli...
Sosllan Farniev nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar bullgar të mundjes në stilin klasik. Ai e njoftoi vetë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Mundjes në Bratislavë, që u zhvillua nga 7 deri më 13 prill. Pasi në mars të këtij viti..
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..