Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalGrigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi tenisin australian Aleksandër Vukiq me 2:0 sete, pasi fitoi setin e parë me rezultat 6:2 dhe setin e..
I dyti në skemën ATP 250 në Brisbane, Grigor Dimitrov, filloi me sukses sezonin e tij të 18-të në tenisin profesional. Në mbrojtje të titullit, bullgari mundi me 7:6(5), 6:3 të kualifikuarin nga Gjermania Janik Hanfman pas një orë e 47 minuta lojë...
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024. Agjencitë kombëtare të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë,..
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore..