Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një delegacion parlamentar bullgar ndodhet për vizitë në Kiev

| rinovuar më 24-02-07 6.19.MD
Foto: bTV

Delegacioni bullgar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zhelyazkov, i cili është duke bërë një vizitë në Ukrainë, u evakuua në orën 5:50 të mëngjesit të sotëm për shkak të sulmeve me raketa ruse, njoftoi BGNS. Më vonë agjencia BTA informoi se delegacioni u largua nga streha e bombave.

Bullgaria dënon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe i ofron mbështetje vendit në të gjitha dimensionet – politike, financiare, ushtarake dhe humanitare, tha dje Rosen Zheljazkov në Këshillin Suprem të Ukrainës. Ai shtoi se vendi ynë do të mbështesë Ukrainën aq sa duhet, duke kujtuar vendimet për furnizimin e pajisjeve të blinduara të transportit dhe municioneve për armët e vogla automatike, për trajnimin e paramedikëve ushtarakë ukrainas në vendin tonë.

Ne po diskutojmë seriozisht edhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës, theksoi Kryetari i Kuvendit Popullor. Sipas tij, 80 kompani bullgare me aftësi të provuara në riparimin dhe ndërtimin e centraleve bërthamore dhe termocentraleve, rrjeteve të tensionit të lartë dhe infrastrukturës së gazit janë të gatshme të marrin pjesë në eliminimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Rusisë, si dhe në rritjen e lidhjes infrastrukturore të vendit me BE-në.

Në kuadrin e vizitës së tij në Ukrainë, kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov pati takim edhe me kryeministrin Denis Shmigal. Ai theksoi mbështetjen e institucioneve bullgare për të 12 paketat e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë. Zheljazkov tha gjithashtu se pala bullgare mbështet zhvillimin e "korridoreve të solidaritetit" që synojnë lehtësimin e eksportit të ushqimit nga Ukraina përmes rrugëve të ndryshme tokësore dhe detare. 

Vizita e delegacionit bullgar kalon nën masa të shtuara sigurie.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD