Një operacion i specializuar është duke u zhvilluar në godinën e Drejtorisë kryesore për Luftimin e kundër Kriminalitetit të Organizuar pas raportimit për aktivitet spiunazhi, e informuan Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) nga prokuroria. Bëhet fjalë për një punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u ka dërguar informacione në mënyrë elektronike personave të lidhur me Rusinë.
Sipas një burimi të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), bëhet fjalë për një grua që i ka eksportuar informacione të klasifikuara një ish-punonjëse të Ambasadës ruse në vendin tonë, e cila është shpallur persona non grata.
Veprimtaritë hetimore vijojnë me kontrollet në adresa të ndryshme. Ndërkohë, Nova TV raportoi se një aksion me akuzën e spiunazhit ka nisur edhe në Agjencinë Shtetërore “Siguria Kombëtare.
Ndërkohë, në Plovdiv, kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Zhivko Kocev, konfirmoi informacionin për një spiun të ndaluar në sistemin e MPB-së.Sipas tij, punonjësi ka qenë në vëzhgim prej disa muajsh.Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..