Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije bullgare ka jetuar që nga kohra të lashta. Si nënkryetar i bashkisë, 43-vjeçari Agron Nuredinaj ka ambicie të përmirësojë jetën e bashkëqytetarëve të Gorës. Ai vetë vjen nga një nga fshatrat e rajonit - fshati Oreshkë. Shkollimin fillor e kreu në fshat, të mesmen në Shishtavec, fshati më i madh goran, ndërsa shkollën e lartë e mbaroi në Bullgari, në Akademinë Ekonomike "Dimitër Cenov" në Svishtov.
"Në vitin 2005 u diplomova baçelor për Financë dhe më pas në vitin 2014 mbarova dhe master në menaxhim financiar – na tregon Agroni. - Kam 15 vite përvojë në administratën publike. Kam punuar në sigurimet shoqërore nga viti 2005 deri në vitin 2010 dhe në administratën tatimore Kukës nga viti 2010 deri në vitin 2015. Më pas kam punuar në sistemin bankar dhe nga viti 2019 deri sa u bëra nënkryetar bashkie kam qenë inspektor tatimor në Tiranë. Po kthehem nga kryeqyteti (Tirana) në qytetin tim si nënkryetar bashkie me ftesë të Albert Halilajt, kryetar i bashkisë Kukës i zgjedhur së fundmi - një njeri i jashtëzakonshëm me të cilin kemi punuar për 15 vjet. Pasi kam përfunduar shkollimin në Bullgari, jam i nderuar që kam se çfarë të tregoj dhe që mund të përfaqësoj goranët në pushtetin lokal."
Duke kuptuar përgjegjësinë e pozicionit të tij, Agroni pranon se nuk ka gjasa që administrata e re e Kukusit të jetë në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet e bullgarëve në Gorë, por të paktën ai do të përpiqet t'i "minimizojë" siç tha:
"Në fakt, ka mjaft probleme dhe për këtë arsye unë do të përdor median tuaj, si një zë apo si një dritare drejt Bullgarisë, për t'i bërë thirrje qeverisë bullgare - të ndihmojë fshatrat tona. Problemi më i madh është infrastruktura rrugore. Në fshatrat tona nuk ka asfalt, me përjashtim të fshatit Shishçevec. Bullgaria mund të na ndihmojë edhe në sferën arsimore, për shembull - për të përmirësuar kushtet në shkollat fillore dhe për të ngritur kualifikimin e mësuesve tanë. Në fakt, tashmë ka një iniciativë të ngjashme nga shteti bullgar dhe mjaft nga njerëzit tanë janë studentë në Bullgari ose janë diplomuar tashmë atje. Unë vetë jam një nga ata. Vitet e fundit ka një rritje të vëmendjes nga pala bullgare, gjë që na gëzon. Shpresojmë që të arrijmë të avancojmë në infrastrukturë, në arsim, por edhe në kulturë. Sepse ne kemi të njëjtën kulturë".
Vetëm pak muaj pasi një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi qytetin e Kukësit dhe fshatrat bullgare të Gorës, rezultatet e para të përpjekjeve të përbashkëta të shtetit bullgar dhe pushtetit lokal janë tashmë fakt. Me ndihmën e ambasadës bullgare dhe një prej organizatave të bullgarëve në Shqipëri u rikonstruktua pjesërisht shkolla në fshatin Cërnalevë. Fëmijët atje nuk ngrijnë më për shkak të dritareve dhe dyerve që ishin vazhdimisht të thyera.
Por çfarë është Bullgaria personalisht për Agron Nuredinajin?
"Bullgaria është nostalgji për mua. Unë kam shumë miq atje dhe i përgëzoj nga zemra. Të arta për mua kanë qenë vitet studentore të kaluara në Svishtov - një qytet i vogël, por thonë "Cambridge i Danubit". Jam krenar që kam qenë atje dhe kam studiuar me disa nga profesorët më të mirë. Bullgarët janë një popull shumë i mirë dhe Bullgaria është si shtëpia e dytë për mua. Kur shkoj në Bullgari ndihem gjithmonë mirë dhe më vijnë ndërmend kujtimet. Unë, meqë ra fjala, këndoj këngë bullgare dhe kërcej këngë popullore. Si studentë në Bullgari, ne kishim traditë të mblidheshim pas leksioneve – për një gotë raki, këngë dhe valle... Dhe gjithçka shkonte shkëlqyeshëm.."
I pyetur nëse u ka përcjellë bashkëstudentëve të tij një pjesë të traditës gorane, Agron Nuredinaj përgjigjet pozitivisht.
"Në fakt, kur shkon në një vend tjetër, duhet të përfaqësosh më së miri vendin tënd, të jesh një lloj ambasadori dhe të tregosh tiparet më të mira të kulturës tënde. Dhe me të vërtetë, kur i prezantova miqtë e mi bullgarë me Shqipërinë, ata të gjithë thanë se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Dhe ajo është me të vërtetë. Shqipëria dhe Bullgaria kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të qëndrueshme – politike, ekonomike, sociale etj. Dhe juve, si pjesë e Radios Kombëtare Bullgare, ju falënderoj për interesimin tuaj! Dhe jeni të mirëpritur përsëri! Dhe dijeni - ne e duam shumë Bullgarinë!" – tha në përfundim nënkryetari i Bashkisë së Kukësit.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..