Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur në fshatrat dhe qytetet e Bullgarisë Perëndimore. Në të marrin pjesë vetëm burra, ata lëvizin me një hap specifik, veshin maska mbresëlënëse dhe kostume origjinale dhe fshatrat e tyre oshtijnë nga qindra zilet, urimet dhe bekimet e tyre.
Në rajonin e Përnikut pjesëmarrësit në këtë maskaradë quhen survakarë, prej nga vjen edhe emri i traditës vendase - "Surva". Pjesëmarrësit në lojërat paraprake me maska në rajone të tjera të Bullgarisë njihen si kukerë. Loja e njerëzve të maskuar me lëkurë kafshësh është një unitet mistik i ritmit, tingullit dhe ngjyrave. E gjithë simbolika e festës ka për qëllim dëbimin e forcave të liga dhe përgatitjen për një fillim të ri me zgjimin e afërt të natyrës. Lojërat e maskaradës shoqërohen me urime për një korrje të pasur, shëndet dhe pjellori.
Zakoni dimëror “Surva” është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Më shumë hollësi mund të lexoni më poshtë:
Foto: BGNESNë shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Biblioteka në fshatin Kralevo të Tëgovishtes (Bullgaria Verilindore) rikrijon çdo vit zakonet tradicionale bullgare dhe organizon gara si "Mjeshtri i..