Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur në fshatrat dhe qytetet e Bullgarisë Perëndimore. Në të marrin pjesë vetëm burra, ata lëvizin me një hap specifik, veshin maska mbresëlënëse dhe kostume origjinale dhe fshatrat e tyre oshtijnë nga qindra zilet, urimet dhe bekimet e tyre.
Në rajonin e Përnikut pjesëmarrësit në këtë maskaradë quhen survakarë, prej nga vjen edhe emri i traditës vendase - "Surva". Pjesëmarrësit në lojërat paraprake me maska në rajone të tjera të Bullgarisë njihen si kukerë. Loja e njerëzve të maskuar me lëkurë kafshësh është një unitet mistik i ritmit, tingullit dhe ngjyrave. E gjithë simbolika e festës ka për qëllim dëbimin e forcave të liga dhe përgatitjen për një fillim të ri me zgjimin e afërt të natyrës. Lojërat e maskaradës shoqërohen me urime për një korrje të pasur, shëndet dhe pjellori.
Zakoni dimëror “Surva” është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Më shumë hollësi mund të lexoni më poshtë:
Foto: BGNESVazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Biblioteka në fshatin Kralevo të Tëgovishtes (Bullgaria Verilindore) rikrijon çdo vit zakonet tradicionale bullgare dhe organizon gara si "Mjeshtri i..