Ditën e diel, 21 janar, Mihaela Stefanova, Viktoria Velisllavova dhe Raja Jagova, nën drejtimin e trajnerit Daniell Bojaxhiev, u bënë kampione në garën ekipore të shpatës në turneun e skermës për Kupën e Botës për vajza në Tashkent (Uzbekistan). Me lojën e tyre të shkëlqyer, bullgaret fituan medaljen e parë të artë të shpagës bullgare nga Kupa e Botës, në finale ato mundën skuadrën turke me 45:42 dhe triumfuan me medaljen e artë.
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..