Mbi 4.46 milionë shikues filmash vizituan shfaqjet e filmave në vend vitin e kaluar. Kjo është 15% më shumë nga viti 2022. Në Bullgari ka 230 kinema. Të ardhurat nga shitja e biletave në vitin 2023 janë rritur me 20% në mbi 53 milionë leva (26.5 milionë euro). Por audienca e filmave bullgarë është në rënie. Pas rekordit për vendin në vitin 2022, mbi 644 000 njerëz, në vitin 2023 410 785 shikues kanë shikuar filma bullgarë. Të ardhurat nga shitja e biletave për filmat bullgarë gjithashtu ranë gjatë vitit nga gati 6 milionë leva (3 milionë euro) në 4,3 milionë leva (2,17 milionë euro). Ndërkohë, në vitin 2023, ka pasur 28 premiera filmash bullgarë, krahasuar me 25 në 2022.
Filmi bullgar më i shikuar për vitin 2023 është “Çallga”, i xhiruar tërësisht me smartphone. Ai ka 112 782 shikues dhe mbi 1.2 milion leva të ardhura (mbi 600 000 euro).
Mund të lexoni gjithashtu:
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..