Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, në vitin 2023 investimet e huaja direkte në vend do të jenë mbi 7 miliardë leva (mbi 3,5 miliardë euro), tha sot në Varna ministrja e inovacionit dhe zhvillimit Milena Stojçeva, cituar nga BTA. Certifikatat e lëshuara nga ministria për projekte investimi janë mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), dhe pritet që përmes tyre të krijohen mbi 2300 vende pune.
Interesat e investitorëve janë në fusha të ndryshme, ndër to janë elektromobiliteti, komponentët elektrikë, softueri, bioteknologjia, bioekonomia, mikroelektronika, mekatronika. Sipas Stojçevës, për vendin tonë janë të interesuar investitorë nga e gjithë Evropa, Azia, Turqia dhe SHBA.Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..