Projekti "Artistët këngëtarë", në të cilin figura të njohura të botës artistike në Bullgari interpretojnë këngë të krijuara enkas për ta, po zgjerohet me një tjetër titull. Kënga e 34-të nga projekti është "Ku iku dashuria" dhe prezantohet nga dy gra emblematike të skenës bullgare - muzikore dhe teatrale.
Për interpretimin e këngës “Ku iku dashuria” për herë të parë pranë këngëtares Margarita Hranova është aktorja Stefania Koleva. Teksti është nga Xhina Dundova – Pançeva, muzikën e ka kompozuar Ivan Krëstev, aranzhimin e ka bërë Georgi Cvetkov. Në videon e këngës, shohim një aktor tjetër në rolin kryesor - Vlladimir Ljuckanov.
Le të zhytemi në botën poetike që Margarita Hranova dhe Stefania Koleva rikrijojnë me shumë butësi dhe me pyetjen: "Ku iku dashuria?"...Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..