Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Bukuresht të Rumanisë organizoi një përkujtim solemn me rastin e 176-vjetorit të lindjes së poetit, rilindësit dhe revolucionarit Hristo Botev. Në ngjarje janë të ftuar të gjithë qytetarët dhe mysafirët e Bukureshtit. Shumë bullgarë nga vendi ynë kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitet. Ndër ta janë edhe përfaqësuesit e vatrës kulturore "Hristo Botev" në qytetin Ruse. Festimi do të bëhet para bustit-monument të Botevit në parkun “Regele Mihai I” (“Herăstrău”) – mësojmë nga një publikim i përfaqësisë sonë diplomatike në rrjetet sociale.
Bukureshti zë një vend të rëndësishëm në rrugën e jetës së poetit Hristo Botev, i cili u bë hero kombëtar për guximin, me të cilin nxiti shpirtin bullgar dhe ia hapi rrugën idesë së lirisë. Revolucionar, poet, gazetar, botues, gjatë jetës së tij të shkurtër Hristo Botev arriti të krijojë vetëm rreth 20 poezi, të cilat edhe sot e kësaj dite konsiderohen si kulmi i letërsisë bullgare.
Hristo Botev lindi në ditën e Epifanisë, më 6 janar, në vitin 1848 në qytetin Kallofer(Bullgaria Jugore), në familjen e mësuesit Botjo Petkov dhe gruas së tij Ivanka Boteva. Prej këtu, revolucionari u largua nga Atdheu për të luftuar për çlirimin e tij.
Ai emigroi në Vllahi. Ka punuar si punëtor shtypi në gazetën “Dunavska Zora”. Ka udhëtuar në qytete të ndryshme. Në vitin 1872, ai jetoi përkohësisht pranë Bukureshtit së bashku me frymëzuesin tjetër të lirisë, Vasill Levski. Redaktoi dhe botoi organin e ri të lëvizjes nacionalçlirimtare, gazetën “Zname”. Në mbështetje të Kryengritjes së Prillit më 1876, Botevi organizoi një çetë dhe u bë vojvoda e saj. Ai sundoi anijen “Radecki” dhe së bashku me çetnikët zbarkuan në bregun bullgar të Danubit. Vdiq për lirinë e Bullgarisë në majën Okollçica të malit Stara Pllanina më 1 qershor 1876.
Sipas traditës në datën e lindjes së tij – 6 janar, festimet nisin në oborrin e Muzeut Kombëtar “Hristo Botev” në vendlindjen e tij në Kallofer.Festimet mbahen në të gjithë Bullgarinë, si dhe në mesin e bullgarëve jashtë vendit, të cilët nderojnë heroin, duke emëruar shkollat e së dielës me emrin e tij dhe duke ngritur basorelieve me imazhin e tij në mbarë botën.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..