Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Levski...

Fëmijët bullgarë në Kishinau vet zgjodhën që shkolla e tyre të mbajë emrin e revolucionarit bullgar Vasill Levskin

14
Foto: Liceu Teorik Bullgar „Vasill Levski“

Në vitin 1996, në Kishinau u krijua një shkollë me mësimdhënien e zgjeruar të gjuhës bullgare. "Kështu u realizua ëndrra e brezave të tëra bullgarësh nga Kishinau - kryeqyteti i Moldavisë, për të pasur një shkollë ku fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e tyre amtare", tha drejtoresha e saj Natalija Jarosllavskaja për Radio Bullgarinë. Duhet theksuar se bullgarët etnikë në qytet, sipas Georgi Barbarov, kryetar i Komunës bullgare në Republikën e Moldavisë, numërojnë rreth 9 mijë njerëz. Një vit pas themelimit të shkollës ajo mori emrin e Apostullit Bullgar të Lirisë dhe në vitin 2003 u shndërrua në Liceun Teorik Bullgar “Vasill Levski”. Natalija Jarosllavskaja tregon se si u zgjodh emri i patronit të shkollës:

Natalija Jarosllavskaja

“Edhe gjatë themelimit të shkollës kishte propozime të ndryshme për emrin e saj. Nxënësit, stafi pedagogjik dhe prindërit shprehën dëshirën që ajo të mbajë emrin e Apostullit Vasil Levski si mbartës i vlerave më të larta të populli bullgar - liri, drejtësi dhe barazi, me idenë që emri i tij të frymëzojë dhe të udhëheqë brezat e ardhshëm në ruajtjen e fjalës, idealeve dhe kulturës bullgare. Jeta dhe rruga patriotike e këtij bullgari të madh studiohet me përkushtim në shkollë që kur ajo ekziston, u mbajtën konferenca të ndryshme shkencore dhe veprimtari të tjera, të cilat treguan se shkolla është gati të mbajë këtë emër të madh.”

Nxënës dhe mësues me nënpresidenten Ilijana Jotova gjatë vizitës së saj në tetor 2023

Për nxënësit e Liceut Teorik Bullgar në Kishinau, viti 2023, në të cilin u shënua përvjetori i 150-të i varjes së Vasill Levskit, ishte veçanërisht i mbushur me ngjarje, qëllimi i të cilave ishte të pasurojnë njohuritë e fëmijëve dhe të dëshmojnë respektin e tyre për Apostullin e Lirisë Bullgare. Në kuadër të javës së organizuar posaçërisht, kushtuar jetës dhe veprës së Vasill Levskit, nxënësit vizatuan dhe ngjyrosën portretin e heroit për konkursin "Unë vizatoj Vasill Levski", u mbajtën biseda për revolucionarin e madhërishëm bullgar, të bashkuar nën moton. “Vasill Levski – bullgari më i madh i të gjitha kohërave”. Për ditën e përvjetorit - 18 shkurt, u përgatit një kompozim muzikor-letrar kushtuar jetës dhe veprës së Apostullit. Në kuadrin e veprimtarisë, të cilën e nderuan edhe të ftuar nga ambasada bullgare, nxënës dhe bullgarë patriotë vendosën lule dhe bënë homazhe në shenjë mirënjohjeje para basorelievit të patronit, i cili ndodhet në ndërtesën e liceut.

Fëmijët që morën pjesë në zgjedhjen e emrit të shkollës u diplomuan prej kohësh dhe të vegjlit që vijnë e njohin imazhin e revolucionarit bullgar në shkollë - nga historitë e mësuesve të tyre, nga librat që lexojnë, thotë Natalija Jarosllavskaja:

"Kur fëmijët vijnë në shkollë, pyetja e tyre e parë është "Kush është Vasill Levski?" sepse në fund të fundit në Moldavi ai nuk është një hero i njohur. Që atëherë, për ta fillon historia për këtë bullgar të madh dhe prandaj të rriturit e dinë mirë historinë. Ne flasim për të jo vetëm më 18 shkurt, por gjatë gjithë vitit shkollor. Dhe, sigurisht, fëmijët përkulen para punës së tij dhe ndjekin shembullin e tij”.

Falë atmosferës së mrekullueshme të krijuar, mësimdhënies së aftë pedagogjike dhe edukimit cilësor, sot, 27 vjet pas themelimit, Liceu Teorik Bullgar gëzon respekt të madh dhe interesim të lakmueshëm. Për momentin, 350 fëmijë mësojnë atje dhe 20 të tjerë janë në një klasë përgatitore, shpjegon zonja Jarosllavskaja:

Laboratori digjital në shkollë u hap në nëntor 2023

“Çdo vit numri i nxënësve rritet, por dua të them se shkolla krenohet me faktin se ka fëmijë që nuk kanë rrënjë bullgare, por janë të lumtur që studiojnë gjuhën bullgare. Ata duan të mësojnë në shkollën tonë, por duke qenë se bullgarishtja është e detyrueshme këtu, ata janë të etur për të mësuar këtë gjuhë. Një shembull i kësaj është një nga vajzat tona që është maturante këtë vit shkollor. Nga origjina është moldaviane, por zuri vendin e parë në Olimpiadën Republikane të gjuhës dhe letërsisë bullgare”.

Kështu Liceu Teorik Bullgar në qytetin Kishineu bëhet një qendër e vërtetë e shpirtit bullgar, por edhe një ambasador i kulturës dhe historisë bullgare në Moldavi.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Liceu Teorik Bullgar „Vasill Levski“, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD