Violinistja bullgare Allbena Danaillova është asistentja e parë e koncert-mjeshtrit Rainer Honeck në koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës më 1 janar 2024. Dirigjenti do të jetë Kristian Tileman.
Para se të fitonte famë, Allbena Danaillova luajti në Orkestrën e Operës së Bavarisë në Mënik, duke u ngjitur gradualisht nga violina e dytë në violinën e parë dhe më pas në koncert-mjeshtre. Që nga viti 2008 është pjesë e stafit të Filarmonisë së Vjenës ndërsa nga viti 2011 është një nga katër koncert-mjeshtërit e përhershëm. Rezulton se për herë të parë në historinë afro 180-vjeçare të orkestrës, ky post i jepet një gruaje. Jo rastësisht Allbena quhet “zonja e parë” e Filarmonisë së Vjenës.
Në një intervistë për Radio Bullgarinë pak kohë më parë, ajo foli për rrugën e saj të vështirë drejt suksesit. Sipas saj, hyrja më e ngadaltë e grave në orkestrën legjendare është për faktin se vjenezët i përmbahen rreptësishtë traditës. “Gjërat ndryshojnë më ngadalë atje disi. Vetë austriakët pëlqejnë të bëjnë shaka me këtë dhe thonë: “Nëse bota mbaron – ejani tek ne, se ndoshta do të vonojmë me nja tridhjetë vjet” – shpjegon Allbena.
Më shumë detaje për jetën dhe karrierën e një prej koncert-mjeshtërve të Filarmonisë së Vjenës - Allbena Danaillova, e cila do të jetë dora e djathtë e Rainer Honeck në spektaklin e Vitit të Ri të një prej orkestrave filarmonike më të njohura në botë, do të mësoni nga botimi "Allbena Danaillova: Ëndërroj për një botë pa kufizime dhe më shumë muzikë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: nytimes.com, wienerphilharmoniker.at
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..