Shahistët bullgarë Ivan Çeparinov dhe Nurgyul Salimova tashmë nuk janë në pozitat drejtuese, por gjithsesi renditen ndër më të mirët në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë për meshkuj dhe femra në Samarkand.
Pasi luajti gjithsej nëntë raunde dhe arriti katër barazime radhazi në ditën e dytë të kampionatit, Ivan Çeparinov ndan vendet nga e 4-ta deri në të 16-ën me 6.5 pikë. Përfaqësuesi ynë i vetëm për meshkuj fitoi barazime ndaj 18 më të mirëve në listën startuese.
Nurgyul Salimova ka 6 pikë deri më tani, që e vendos atë në grup nga vendi i 4-të deri në vendin e 9-të. Pas katër fitoreve të ditës së parë, ajo shënoi dy të tjera, por gjithashtu pësoi dy humbje ndaj kinezes Zhu Jiner dhe ruses Anastasia Bodnaruk.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..