Për të dymbëdhjetën vit radhazi, në Ditën e Baballarëve, shumë burra protestuan në të ashtuquajturën “trekëndësh i pushtetit” për të kërkuar të drejta të barabarta në rritjen e fëmijëve të tyre pas divorcit. Ata këmbëngulën që nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Familjes, të arrihet prindërimi i përbashkët dhe kështu fëmijët të mund të jetojnë edhe me baballarët e tyre.
"Qëllimi i prindërimit të përbashkët është futja e rregullave të detyrueshme që pengojnë njërin prej prindërve të dominojë dhe konflikti mes tyre të paracaktojë se ku duhet të jetë fëmija," shpjegoi avokati Karlo Lukanov. Sipas tij, prindërit e fëmijëve të ndarë duhet të jenë në gjendje t'i rrisin ata në mënyrë të barabartë, siç bëhet tashmë në shumë vende.
Mbi 50 000 nëna dhe baballarë në vendin tonë dhe po aq fëmijë vuajnë nga tjetërsimi prindëror, tha Sllavi Nestorov, themelues i fondacionit “Prindërimi i Përbashkët”, i cili ishte organizator i protestës.Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të..
Duke vendosur lëndën "Virtytet dhe Fetë" në shkollë, qëllimi nuk është indoktrinimi dhe konvertimi i fëmijëve në kishë, por familjarizimi dhe edukimi i..