Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e së dielës "Ivan Vazov" në Paris kërkon mbështetje për shfaqjet e saj kushtuar Bullgarisë

Foto: facebook.com/ecolebulgare.fr

"Ëndrrat tona kanë nevojë për mbështetjen tuaj!" - kështu nis apeli i shkollës bullgare "Ivan Vazov" në Paris, e cila feston 10 vjet nga themelimi i saj. Ekipi i mësuesve dhe këshilli i prindërve ftojnë të gjithë të mbështesin nismat e tyre bamirëse me një donacion. Ideja është organizimi i një konkursi letrar ndërkombëtar "Penda magjike" për krijimtarinë në gjuhën bullgare, si dhe krijimi i një kënge dhe një videoklipi bazuar në poezinë "Vazovçeta", që i kushtohet po ashtu gjuhës sonë.


Fondet nga fushata e Shkollës të së Dielës në Paris do të nevojiten gjithashtu për të organizuar një koncert të madh për përvjetorin më 19 maj 2024, kushtuar heroit mbrojtës të shkollës. Sipas prindërve dhe mësuesve në Paris, për ta emri "Vazovçe" është sinonim i individëve të frymëzuar që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës bullgare në mbarë botën. Këtu lindi ideja për të krijuar një këngë dhe video të bukur për t'u përhapur në komunitetet bullgare në mbarë botën.

Teksti i poemës “Vazovçeta” është shkruar në kursin e gazetarisë dhe shkrimit krijues në shkollën e së dielës, ndërsa muzikën e ka bërë Georgi Zajkov, i cili po ashtu mbështet misionin atdhetar.

Foto: Shkolla e së dielës "Ivan Vazov" në Paris

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milen Cvetkov

Për personalitetet që lanë gjurmë në shoqërinë bullgare dhe filmin “Milen”

Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..

botuar më 25-04-17 7.00.PD

Populli i Antarktikut i Bullgarisë është paraqitur në një ekspozitë fotografike në Sofje

Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..

botuar më 25-04-17 6.05.PD

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD