"Mbrëmja shkoi mirë. Kjo ishte diçka normale. Në fund të fundit ishte Nata e Shenjtë... Atë ditë më caktuan një rol të rëndësishëm. Ndoshta më i rëndësishmi: ai i Babagjyshit të Krishtlindjeve" – kështu fillon tregimi "Dëshira që Babagjyshi i Krishtlindjeve nuk mund të plotësojë" nga bullgari Veso Portarsky. Çdo ngjashmëri me persona dhe ngjarje aktuale është plotësisht reale, e përjetuar dhe e përshkruar nga vetë autori. Historia i jep titull edhe librit të pestë me radhë të Veselin me tregime për Krishtlindje, i cili tashmë gjendet në tregun gjerman të librit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, shkrimtari i cilëson tekstet në të si histori humoristikе, në të cilat bën shaka me dallimet kulturore midis popujve. Dhe ai i di mirë këto dallime.
I lindur dhe rritur në Sofje, Veselin Portarski (Veso Portarsky) u diplomua në vitin 1991 në shkollën e mesme të gjuhës gjermane “Prof. Konstantin Gëllëbov” dhe vazhdoi shkollimin në Berlin dhe Amsterdam, ku u diplomua me shkëlqyeshëm në magjistraturën në shkencat ekonomike.
"Pasi u diplomova, puna ime e parë ishte në departamentin tregtar të shtëpisë botuese "Burda" në Moskë. Pastaj për afro dhjetë vjet punova në FIFA, dhe tani, pesë vitet e fundit, i ndihmoj bio-prodhuesit bullgarë të prezantojnë produktet e tyre në zinxhirët e mëdhenj në Gjermani, Zvicër, në vendet gjermanishtfolëse në përgjithësi dhe në disa tregje të tjera ndërkombëtare. Jeta është plot ngjyra dhe përpiqemi të jemi të dobishëm për njëri-tjetrin”, thotë me buzëqeshje Veselin Portarski.
Në vitin 2013, ai u kthye në Berlin dhe i kushtoi më shumë kohë pasionit të tij – shkrimit. Në Gjermani, Veso Portarsky fitoi një konkurs për autorë të rinj premtues dhe u bë bullgari i parë i miratuar për të marrë pjesë në një kurs për shkrimin krijues të udhëhequr nga laureatja Nobel Herta Müller.
"Në Universitetin e Berlinit, ju mund të punoni profesionalisht si Babadimri, d.m.th. organizata ju punëson dhe ju "jep" 16 familje. Në ditën e Krishtlindjeve, ju keni 30 minuta për çdo një familje për t'i dhënë dhurata, për të kënduar këngë Krishtlindjesh së bashku, për të folur me fëmijët për veprat e tyre të mira dhe jo shumë të mira gjatë vitit. Fillimisht fillova me shaka, por e bëra për gjashtë vjet, gjatë gjithë studimeve. Ndërsa në fillim më angazhonim vetëm me familje, më vonë më dërgonin në spitale, kopshte, azile. Dhe mbi bazën e këtyre takimeve lindën situata interesante”, kujton sot Veso.
Dhe kështu, në një kohë të shkurtër lindën histori qesharake për Krishtlindje, të cilat fituan famë në vendet gjermanishtfolëse evropiane pas botimeve në revistën “Spiegel” dhe në dy nga antologjitë e shtëpisë botuese zvicerane “Diogenes”, së bashku me tregimet nga Paulo Coelho, Anton Pavlloviç Çehov dhe Ernst Theodor Amadeus Hoffmann. Veselin Portarov për herë të parë njoftoi për Radio Bullgarinë se Krishtlindjet e ardhshme tregimet e tij humoristike me plakun mjekërbardhë do të botohen në gjuhën e tij amtare bullgare.
Sa për dëshirën që Babagjyshi i Krishtlindjeve nuk ia plotësoi Veselinit dhe familjes së tij, duket se kjo është jeta në Bullgari.
Për të, Berlini është vendi. Qyteti që ka mbledhur në vetvete gjithë botën, diversitetin dhe respektin për njerëzit e ndryshëm pranë jush. Një vend që justifikon plotësisht moton e tij “Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë” – thotë Veselin, i cili për Krishtlindje uron vetëm një gjë:
"Dëshira ime kryesore është që dashuria të më drejtojë në veprimet e mia, e vërteta në fjalët e mia dhe gëzimi në mendimet e mia."
Foto: FB / Veso Portarsky
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..
Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..
Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..