"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar përmes imazhit të vajzave të reja bullgare që ruajnë traditat popullore.
Me kalimin e viteve, projekti u prezantua në një sërë ekspozitash dhe vajzat e përfshira në të janë tashmë mbi 70. Deri më tani, foto nga "Unë jam bullgare" u prezantuan në vende si "Pallati" në Ballçik, Koprivshtica dhe qytete të tjera bullgare, si dhe në Kuvendin Popullor në Sofje, në Milano, Kinë, Londër...
Gjithçka filloi në vitin 2014, kur Radosllav takoi një vajzë të veshur me kostum popullor në Koprivshtica. Imazhi i rinisë, i kombinuar me historinë dhe lashtësinë e kostumit, i bën atij përshtypje të fortë. Fotografi vendosi ta fotografonte vajzën, të veshur në një kostum tradicional, jo në Koprivshtica, por në vendlindjen e saj Plovdiv. Pamjet bënë bujë të vërtetë në rrjetet sociale dhe e vurën fillimin e një projekti afatgjatë.
“Atëherë mendova se sa kënde të bukura ka në vendin tonë, aq vajza të këndshme do të takoj”, kujton Radosllav në një bisedë me Vanja Bahçivanova nga BNR-Bllagoevgrad dhe shton:
“Prandaj zgjodha 22 fytyra të 22 vajzave, me të cilat fillova të përpiloja një hartë të Bullgarisë, e cila të përfshihej më shumë fytyra, kostume dhe vende me rëndësi kulturore, historike dhe dukuri natyrore. Desha të tregoja historinë e Bullgarisë, pasurinë e kulturës, folklorit dhe traditave tona përmes fytyrës së pastër dhe të përsosur të bullgares. Dëshira ime ishte që ta kthejë atë në një imazh dhe shëmbëlltyrë ikonike, diçka për t'u dhënë pleqve arsye të besojnë se po e lënë trashëgiminë e tyre në duar të sigurta.
Fotografi i ri për momentin është duke punuar në një edicion të ri të projektit, me titull "Unë jam bullgare! - Rojtare shtëpie". Fotot këtë herë zbulojnë aktivitetet e përditshme të bullgares nga e kaluara në një atmosferë autentike.
"Në projekt u përfshin 25 vajza, me të cilat në muzeun etnografik në të hapur "Etëra" afër qytetit Gabrovo prezantuam 23 aktivitete tradicionale nga e kaluara. Projekti do të shfaqet në pranverë", thotë Radosllav.
Është interesant fakti se në vend të fotomodeleve tipike, para fotoaparatit të tij qëndrojnë bullgare të reja me një qëndrim personal ndaj trashëgimisë të së shkuarës, ndërsa kostumet me të cilat janë veshur janë të gjysheve dhe stërgjysheve të tyre. Rezulton se vajzat u përzgjodhën me shumë kujdes.
“Përveç se janë rojtare të historisë, traditave, kujtesës stërgjyshore dhe folklorit, ato merren personalisht me folklorin dhe artet e lidhura me të. Dhe kjo është e dukshme sepse janë joshëse në pamje, të përsosura në shpirt dhe janë përfaqësueset më të bukura të imazhit të gruas bullgare. Këto vajza nuk i veshin kostumet si një akt i vetëm, siç e bëjnë këtë shumica e modeleve fotografike. Ato e bëjnë këtë me krenari, respekt dhe nder dhe kështu tregojmë vazhdimësinë e vërtetë të traditës”, thotë Radosllav.
"Unë jam bullgare" prezanton edhe vendet magnetike të Bullgarisë, pasi një vëmendje e veçantë në projekt i kushtohet jugperëndimit bullgar:
“Si një nga këndet piktoreske të Bullgarisë, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse Jugperëndimi të ishte i pranishëm në projekt. Është një rajon me folklor jashtëzakonisht të pasur, me shumë objekte të ruajtura mirë, histori dhe natyrë tepër të bukur dhe të larmishme. Gjeta shumë cepa frymëzues në malin Pirin. Ne kemi përzgjedhur kostume tërheqëse autentike që janë trashëgimi personale të vetë vajzave”- thotë fotografi Radosllav Përvanov.
Përpilues: Veneta Nikollova /bazuar në materialin e Vanja Bahçivanova, BNR-Bllagoevgrad/
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Radosllav Parvanov
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..