Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Radiodeca" dhe këngët e preferuara të Krishtlindjeve të fëmijëve

Foto: Anton Bengarski

“Radiodeca” (“Radio-fëmijët”) janë anëtarët më të rinj dhe më gazmorë në familjen e formacioneve muzikore të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/. Formacioni ka “lindur” në vitin 1990, dhe krijuese, drejtuese dhe frymëzuese konceptuale e grupit vokal është Ilina Todorova.

Nën udhëheqjen e saj, grupi ka nxjerrë 7 albume dhe ka regjistruar mbi 400 këngë, më shumë se 100 prej të cilave janë krijuar posaçërisht për të nga autorë të shquar bullgarë.
Në provën e parë morën pjesë 39 fëmijë të moshës 3 deri në 12 vjeç dhe regjistrimet e para u bënë vetëm disa muaj më vonë.
Akoma në turneun e parë – në vitin 1993 në Greqi në Krishtlindje - interpretuesit e rinj pushtuan zemrat e të rinjve dhe të moshuarve.
Interpretuesit më të rinj në BNR sot janë nga 5 deri në 11 vjeç. Grupi vokal është fitues i çmimeve të shumta nga garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

"Radio-Fëmjët" janë solistë të dashur të të gjitha ansambleve të BNR-së dhe pjesëmarrës të rregullta në festivalet radiofonike.

Përpiloi: Desillava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..

botuar më 24-08-30 7.20.PD

“O-oooh!"

Tashmë katër dekada, grupi “Atllas” na ofron muzikën e tyre. Kënga e tyre e fundit me titullin "O-oooh!" është dinamike, me një tingull karakteristik të stilit new wave dhe një linjë melodike. Kënga është singëli i dytë nga albumi që “Atllas”..

botuar më 24-08-28 6.40.PD

"Ore"

Angell Prodanov - Aço është gati 30 vjeç, dhe ndonëse që në fëmijëri luan piano dhe studion solfezh, ai ka rreth shtatë vjet që merret me muzikë profesionalisht. Ka marrë pjesë në disa programe televizive dhe në vitin 2020 në “Zëri i Bullgarisë”..

botuar më 24-08-26 6.05.PD