Pothuajse një vit pas suksesit të këngës së tij të mëparshme "Të mos të dua", Boris Iliev realizoi "Ti je Dielli, unë jam Hëna" me muzikë dhe tekst të Vida Pironkovës.
Autorja pranon se teksti, i mbushur me metaforë të buta dhe simbole lirike, i kushtohet të shoqit. Dhe jo rastësisht ajo zgjodhi pikërisht Boris Iliev për të rikrijuar emocionin me zërin e tij: "Boris është një nga këngëtarët më elegantë të skenës muzikore. Më bën përshtypje talenti i tij, karizma natyrale që kullon, estetika me të cilën e mbush çdo këngë nga nota e parë deri në të të fundit."
Boris Iliev tregon se si Vida Pironkova ia prezantoi këngën:
"Ndoshta tri vjet më parë, ajo më tha: "Unë kam një këngë për ty që mendoj se do të të pëlqejë shumë". Nga ardhja e saj në shfaqjet e mia ajo e di se çfarë lloj muzike më pëlqen – kryesisht baladat. Shkova në studion e saj, dhe ajo interpretoi këngën me tekstin në shoqërim të pianos. Vetë teksti ishte shumë i bukur. Me Ivan Jordanov - Çeri bëmë aranzhimin në studio. Ivelin Atanasov luajti në piano, që ishte sërish ideja e autores. Çdo këngë ka kohën e saj dhe më 30 nëntor e publikuam për të kënaqur të gjithë dëgjuesit."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..