Turizmi ynë është pjesë e politikës së jashtme bullgare. Çdo vit ju jepni fytyrën e vendit para miliona evropianëve dhe keni një meritë të konsiderueshme për sukseset e Bullgarisë. Kështu tha kryeministri Nikollaj Denkov në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e tetë të Çmimeve Vjetore të Turizmit. Denkov shprehu shpresën se brenda pak ditësh do të mund të përshëndesim njëri-tjetrin me lajmin se Bullgaria është bërë pjesë e zonës Shengen. Kjo do të heqë një pengesë të madhe para turizmit bullgar dhe suksesi i vitit të ardhshëm turistik do të varet vetëm nga cilësia e punës në industri, tha kryeministri.
Kalaja e Oveçit, mbi qytetin Provadia, fitoi votat e bullgarëve në çmimet vjetore të turizmit. Çmimin në kategorinë “Zgjedhja e bullgarëve” dhe në 8 kategoritë e tjera e dorëzoi ministrja e turizmit, Zarica Dinkova.Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...