Turizmi ynë është pjesë e politikës së jashtme bullgare. Çdo vit ju jepni fytyrën e vendit para miliona evropianëve dhe keni një meritë të konsiderueshme për sukseset e Bullgarisë. Kështu tha kryeministri Nikollaj Denkov në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e tetë të Çmimeve Vjetore të Turizmit. Denkov shprehu shpresën se brenda pak ditësh do të mund të përshëndesim njëri-tjetrin me lajmin se Bullgaria është bërë pjesë e zonës Shengen. Kjo do të heqë një pengesë të madhe para turizmit bullgar dhe suksesi i vitit të ardhshëm turistik do të varet vetëm nga cilësia e punës në industri, tha kryeministri.
Kalaja e Oveçit, mbi qytetin Provadia, fitoi votat e bullgarëve në çmimet vjetore të turizmit. Çmimin në kategorinë “Zgjedhja e bullgarëve” dhe në 8 kategoritë e tjera e dorëzoi ministrja e turizmit, Zarica Dinkova.Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..