Një kompani bullgare do të eksportojë verë në Zelandën e Re, njoftoi moneu.bg. Teknologët bullgarë nga kompania bullgare janë "të hapur" ndaj botës dhe ndajnë ëndrrën e përbashkët për të bërë verë në vende të ndryshme të botës. Ekspertët tregojnë se në vendet e veçanta vera prodhohet në një mënyrë tjetër dhe verërat kanë specifika të ndryshme. Në tërësi, prodhimi jashtë shtetit është një pasurim. Falë njohurive të mira për rajonin dhe specifikat e prodhimit të verës në Zelandën e Re, ekipi i prodhuesve të verës i kompanisë ka sjellë një pjesë të madhe të përvojës së tij edhe në Bullgari. Drejtimi i dy fushatave në vit është një sfidë e vërtetë për ta - të punojnëpas fillimit të pranverës bullgare kur fillon dimri në Zelandën e Re dhe pastaj përsëri në Bullgari në vjeshtë. Në procesin e punës, ata kanë zbuluar edhe shumë ngjashmëri me fshatin bullgar Mogillovo, "me natyrën frymëzuese dhe hardhitë e tij të bukura", thonë prodhuesit e verës. Në Zelandën e Re, vera e prodhuar nga kompania do të jetë Covignon Blanc dhe Pinot Noir, të cilat vijnë nga rajonet e Marlborough dhe Otago Qendrore.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaPunëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..