Një kompani bullgare do të eksportojë verë në Zelandën e Re, njoftoi moneu.bg. Teknologët bullgarë nga kompania bullgare janë "të hapur" ndaj botës dhe ndajnë ëndrrën e përbashkët për të bërë verë në vende të ndryshme të botës. Ekspertët tregojnë se në vendet e veçanta vera prodhohet në një mënyrë tjetër dhe verërat kanë specifika të ndryshme. Në tërësi, prodhimi jashtë shtetit është një pasurim. Falë njohurive të mira për rajonin dhe specifikat e prodhimit të verës në Zelandën e Re, ekipi i prodhuesve të verës i kompanisë ka sjellë një pjesë të madhe të përvojës së tij edhe në Bullgari. Drejtimi i dy fushatave në vit është një sfidë e vërtetë për ta - të punojnëpas fillimit të pranverës bullgare kur fillon dimri në Zelandën e Re dhe pastaj përsëri në Bullgari në vjeshtë. Në procesin e punës, ata kanë zbuluar edhe shumë ngjashmëri me fshatin bullgar Mogillovo, "me natyrën frymëzuese dhe hardhitë e tij të bukura", thonë prodhuesit e verës. Në Zelandën e Re, vera e prodhuar nga kompania do të jetë Covignon Blanc dhe Pinot Noir, të cilat vijnë nga rajonet e Marlborough dhe Otago Qendrore.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë tremujorin e katërt të 2024 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023 kostot totale të punëdhënësve në Bullgari për një orë të punuar nga punonjësit e tyre u rritën me 12.8%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rritja më e..
Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...
Në tremujorin e katërt të 2024 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023 kostot totale të punëdhënësve në Bullgari për një orë të punuar nga..