Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 13 dhjetorin 2023

Mot i ngrohtë me vranësira

Foto: Ani Petrova

Gjatë natës vranësirat kryesisht të larta do të fillojnë të shtohen dhe në viset fushore do të formohet mjegull. Do të jetë pothuajse e qetë me temperatura minimale nga minus 1° dhe 4°, në Sofje - rreth 1°.

Të mërkurën vranësitë do të jenë të thyera, mesatare dhe të larta, pa reshje. Në shumicën e zonave do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, në vendet në veri të maleve do të jetë përkohësisht e fortë dhe do të sjellë me vete edhe ajër të ngrohtë. Temperaturat maksimale mbizotëruese do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në Sofje - rreth 12°.

Mbi male do të ketë vranësira të larta dhe mesatare kryesisht të shpërndara. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi-jugperëndimi dhe me të temperaturat gjatë ditës do të rriten. Maksimumi në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 12 °, në 2000 metra - rreth 4 °.

Vranësirat mbi Detin e Zi do të jenë të konsiderueshme, pa reshje. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperaturat maksimale do të jenë 9°-12°. Temperatura e ujit të detit është 9-11°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..

botuar më 25-02-13 10.33.PD

Rinovimi i aeroportit “Graf Ignatievo” do të kushtojë mbi 110 milionë euro

Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht.  Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..

botuar më 25-02-13 10.14.PD

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD