Më 7 dhjetor të vitit 1909 në qytetin malor Bansko lindi poeti-humanist dhe antifashist i madh Nikolla Vapcarov. Për shkak të bindjeve të tij, ai u akuzua në veprimtari subversive dhe u dënua me vdekje me pushkatim. Dënimi u krye në poligonin e qitjes së garnizonit në Sofje më 23 korrik të vitit 1942. Vapcarov është i vetmi mbajtës bullgar i Çmimit të Nderit të Këshillit Botëror të Paqes, me të cilin u nderua pas vdekjes në vitin 1952. Korrespondentja e BNR në Bansko Keti Trençeva tregon:
“Në vitin kur nëna e poetit, gjyshja Elena Vapcarova, mori çmimin botëror për djalin e saj, shtëpia e tyre familjare hapi dyert si muze, gjë që shënoi fillimin e punës muzeore në Bansko. Në të ruhen të gjitha dokumentet e rëndësishme që lidhen me jetën e poetit, historinë e familjes së tij, draftet e poezive të tij, botimin e parë të përmbledhjes me poezi "Këngët motorike".”
Në vitin 1952 kur u bënë dhjetë vjet nga ekzekutimi i Nikolla Vapcarovit në shtëpinë e poetit u rregullua një pjesë e arkivit të tij dhe u rikrijua ambienti i fëmijërisë së tij. Ciceronia e parë turistike ishte nëna e poetes Elen Vapcarova.Shtatë dekada më vonë, interesi i njerëzve nga e gjithë bota për shtëpinë-muze të Nikola Vapcarov dhe veprën e tij po ringjallet gjithnjë e më shumë, thotë drejtoresha e Kompleksit Muzeor në Bansko Svetlla Barjakova:
"Poezia e tij me të vërtetë po përjeton një rilindje, sepse ajo është jashtëzakonisht njerëzore dhe çdokush mund të gjejë veten në të - pikëllimet, problemet, gëzimet, ëndrrat, idealet e tyre. Njerëzit nga e gjithë bota vijnë këtu për t'u përkulur para Nikolla Vapcarov."
Reportazh: Keti Trençeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Keti Trençeva, visit-bansko.bg
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..