Etropole është një qytet i këndshëm, i gjelbëruar provincial, i shtrirë ndër shpatet veriore të malit Stara Pllanina, rrëzë majës Baba (1787 m).
Vitet e fundit, rajoni u afirmua si një destinacion i kërkuar për shëtitje, falë mundësive për ecje në këndet më të bukura të shpateve malore pranë qytetit. Turistët qëndrojnë në bujtina lokale, por përpara se të nisen në shtigjet e malit Stara Pllanina, ata nuk mungojnë të shohin 3 nga 100 Objektet Turistike Kombëtare në qytet. Këto janë Manastiri i Etropolesë "Trinia e Shenjtë", Kulla e bukur e Sahatit dhe Muzeu Historik.
“Pasaporta prej letre e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë u digjitalizua së fundmi. Tashmë në Manastirin e Etropolesë u instalua një tabelë me pullë digjitale, kështu që do të lehtësohet mbledhja e pullave nga turistët”, shpjegoi Darja Zariçinova nga Shoqata Rajonale TurKlubRemark.
Dashamirët e rekreacionit aktiv tani mund të marrin informacion të detajuar të përditësuar për shtigjet e ecjes malore në rajonin e malit Stara Pllanina përreth qytetit Etropole nga faqja e re e krijuar nga Shoqata Rajonale, së bashku me Bashkinë dhe Shoqatën "Turizëm, Sport dhe Ekologji”. “Në të paraqiten 8 harta që mund të shihen në laptop dhe në çdo pajisje celulare. Ekziston një hartë për secilën rrugë individuale”, thotë Darja Zariçinova dhe shpjegon:
“Kjo hartë është bërë me My Maps të Google Maps dhe ka shpjegime të detajuara të të gjitha itinerareve, nga më të voglat te më të mëdhatë. Kjo do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për turistët që janë të prirë të udhëtojnë përreth, duke kërkuar rrugë të reja. Dhe në hartë, përveç vetë itinerareve, tregohen edhe shumë objekte të tjera. Ajo përfshin atraksione kulturore dhe historike, vende për të qëndruar dhe për të ngrënë, etj. Faqja do të ketë gjithashtu një lidhje me përshkrimet e udhëtarëve, të cilat do t'u japin vizitorëve të mundshëm një pamje edhe më objektive të zonës nga veta e parë."
Bashkia Etropole mori përsipër angazhimin për të krijuar katër tabela informuese në pikat fillestare të itinerareve. Ata do të kenë një hartë dhe një kod QR mbi to. Hartat në letër do të jenë gjithashtu të disponueshme.
“Në rajon, tendenca është që të vijnë gjithnjë e më shumë adhurues të malit dhe shtegtimeve të mëdha malore – thotë Darja Zariçinova. – Dhe këtu ka shumë shtigje të ndryshme që janë të shënuara mirë me gjatësi dhe shkallë të ndryshme vështirësie. Një nga më të njohurat është "Jehona e kambanave". Shtegu është rreth dy kilometra e gjysmë, nis nga fshati Ribarica dhe arrin në Manastirin "Shën Trinia e Shenjtë". Por ka edhe itinerare shumë më të gjata, si shtegu i anashkalimit të malit Stara Pllanina përreth qytetit Etropole, i cili është mbi 50 km. Ka një shteg për në kalanë e lashtë trake të Çertigradit, e cila është një fenomen natyror dhe kulturor në vetvete. Interesant është itinerari nëpër gjurmët e revolucionarit Benkovsk, i cili organizohet çdo vit në muajin maj dhe është shumë i njohur, pasi ka edhe një vlerë historike.”
Pronarët e bujtinave dhe hoteleve të vogla familjare në Etropole raportojnë për një sezon veror të suksesshëm, si dhe për rritjen e interesit gjatë fundjavave të vjeshtës. Zona njihet edhe si destinacion për ecje me kuaj, falë bazës së kuajve, e cila prej vitesh mirëpret dashamirësit e kuajve. Bashkia zhvillon edhe turizmin sportiv krahas kampeve të rregullta me të rinj që ushtrojnë futboll dhe volejboll në bazat sportive lokale.
Lexoni më shumë:
Foto: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..