Në vitin 2023, reketa e parë bullgare Grigor Dimitrov e nisi sezonin në vendin e 28-të në botë dhe përfundoi i 14-ti në renditjen e ATP-së.
Grisho arriti dy finale - në turneun e ATP 250 në Gjenevë dhe në turneun Masters 1000 në Paris që u zhvillua në ambiente të mbyllura.
Viti i solli atij jo vetëm pikë për renditjen botërore, por edhe një fitim serioz nga fondet e çmimeve, vëren bTV. Në renditjen e “Eurosport”, fitorja e tenistit më të mirë bullgar ndaj Daniil Medvedev, në turneun e serisë “Masters”, e renditi në vendin e gjashtë prestigjioz në mesin e dhjetë ndeshjeve më të mira për vitin 2023.
Prej gati 15 vitesh për formën e mirë fizike të yllit tonë vendas të tenisit kujdeset trajneri Sebastien Durand, një nga specialistët më të njohur të stërvitjes fizike në Francë, shkruan “24 Çasa”. Sipas francezit, Grigori gjithmonë mund të bëjë më shumë dhe rezultatet e tij në sezonin e kaluar treguan se strategjia e stërvitjes është e duhura.
Foto: EPA/BGNESPërktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...