Rolls-Royce, Tesla dhe marka kineze DFSK janë ndër makinat e reja më të kërkuara në tregun bullgar për vitin 2023, raporton Automedia.bg, duke iu referuar një raporti për regjistrimet e reja në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bie në sy një rritje prej 335 për qind në shitjet e Tesla-s, ku regjistrimet totale të makinave të reja të markës në vendin tonë tejkalojnë ato të Honda, Mitsubishi, Subaru dhe Isuzu së bashku.
Regjistrimet e Skoda (62%), BMW (59%), Opel (52%) dhe Volkswagen (47%) janë gjithashtu në rritje, në ndryshim nga Mitsubishi (pothuajse 70% rënie), GAZ (-60%), Iveco (- 49%), Fiat (-43%) dhe Jaguar (-42%).
Ndryshe nga tendencat në Europë, tregu bullgar i makinave të reja po rritet me 26,4% në total me bazë vjetore, me 3875 regjistrime të reja në nëntor. Pritet që deri në fund të vitit numri i automjeteve të reja të regjistruara do të kalojnë 40 000, thekson botimi online.
Foto: automedia.investor.bgPërktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..