Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tanja Dimitrova, SHBA: Kemi nevojë të mbajmë gjallë shpirtin bullgar brënda vetes

Tanja Dimitrova me bashkëshortin e saj Dimitër Dimitrov dhe djalin e tyre 2 vjeçar
Foto: Arkiva personale

Kur arrin të përmbushësh ëndrrën e fëmijërisë dhe të ndërtosh, duke ruajtur rrënjët bullgare përtej oqeanit, kënaqësia vjen si një dhuratë. Tanja Dimitrova është një valltare profesioniste dhe koreografe e përkushtuar, e cila arrin të ndezë dashurinë për traditën popullore bullgare dhe kërcimin në zemrat e bullgarëve dhe amerikanëve. Në trupën e kërcimit “Ballkanik”, të cilën ajo e formoi në Phoenix të Arizonës, njerëz të moshave të ndryshme luajnë në ritme të pabarabarta.

"Dashuria për vallet popullore bullgare ka ekzistuar gjithmonë në jetën time - babai im Dimitër Najdenov ka kërcyer gjatë gjithë jetës së tij dhe gjithmonë jam rritur me këtë dashuri për Bullgarinë dhe folklorin bullgar. Fillova të kërceja që në moshë të re në Bibliotekën e Fshatit Petërç, afër qytetit të Sofjes, prej nga vij dhe që atëherë nuk jam ndalur”, na thotë Tanja Dimitrova.

Ajo e quan veten me fat, pasi mundi të gjejë dashurinë e jetës, që është një njeri i cili ndan të njëjtat vlera dhe po ashtu e do folklorin bullgar dhe Bullgarinë. Prandaj, së bashku me bashkëshortin e saj Dimitër Dimitrov, krijuan Organizatën Ballkanike për Kulturë dhe Trashëgimi - në qytetin Phoenix, përmes së cilës organizojnë festivalin folklorik bullgar "Tëpan Bie".


"Që në momentin që u transferuam në Amerikë me burrin tim, e dinim se donim të vazhdonim të mbështesnim frymën bullgare në komunitetin që është këtu në Phoenix. Përveç krijimit të trupës bullgare të kërcimit "Ballkanik", ne donim të bënim edhe një festival bullgar - kjo ishte diçka që nuk ekzistonte deri më tani, madje edhe kur flasim bullgarisht e quajmë "Panairi bullgar". Një nga qëllimet tona kryesore ishte të rikrijonim panairin siç e kujtojmë që nga fëmijëria, siç bëhet në fshatrat e Bullgarisë - të mblidhemi, të argëtohemi në lëndinë, në parkun këtu, me ushqimin, me muzikën, me kërcimet, me kostumet popullore, d.m.th gjithë energjinë që mbart folklori bullgar."


Këtë vit (në tetor) ishte edicioni i 7-të i panairit tonë në Phoenix, i cili zgjati dy ditë të plota, ku morën pjesë muzikantë profesionistë bullgarë, ansamble vallëzimi dhe trupa folklorike nga 4 shtete të ndryshme të SHBA-së. "Erdhën muzikantë të jashtëzakonshëm - profesionistë që e duan Bullgarinë, që përcollën dashurinë e tyre. Ne u mblodhëm për herë të parë në një skenë dhe ishte një përvojë e papërshkrueshme" - kujton Tanja.

“Në Phoenix kemi një grup kërcimi që transmeton dashurinë për folklorin ndërkombëtar prej më shumë se 60 vitesh – “Phoenix International Folk Dancers”, të cilin e admiroj shumë – kam qenë edhe e ftuar si koreografe e tyre. Shumica e kërcimtarëve janë mbi 50 vjeç dhe mblidhen çdo javë për të studiuar folklorin ballkanik, bullgar dhe ndërkombëtar. Ata gjithashtu morën pjesë në panair duke interpretuar valle popullore bullgare. Të shikosh njerëz që nuk kanë as rrënjë ballkanike të kërcejnë folklorin tonë bullgar është diçka e mahnitshme! Trupa jonë e vallëzimit "Ballkanik" rikrijoi dasmën bullgare. Ishte vërtet një magji."


Për shkak të punës së saj aktive në ruajtjen e kulturës dhe traditave bullgare, Tanja Dimitrova është një nga kandidatet për çmimet vjetore të Fondacionit Bullgar për Kulturë, Art dhe Arsim - BGface. Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të bëhet në Ditën e Rilindësve në Los Anxhelos, në prani të konsullit të përgjithshëm të Bullgarisë Bojko Hristov dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të jashtme të Bullgarisë Maria Gabriel.

"Kjo është një mirënjohje e madhe për gjithçka që bëjmë unë dhe bashkëshorti im. Jam shumë e lumtur që ka njerëz që e vlerësojnë dhe janë të gatshëm të vazhdojnë misionin e bullgarëve që janë jashtë vendit për të përhapur autenticitetin e folklorit dhe kulturës sonë. Unë mendoj se jemi rilindës të kohëve moderne që arrijmë të ruajmë dhe përhapim me dashurinë tonë atë që na mbanë gjallë si komb. Pra lidhja me Bullgarinë është jashtëzakonisht e rëndësishme - si për ne, për të ruajtur energjinë emocionale, ashtu edhe për fëmijët tanë."

Video interesante mund të gjeni në faqen në Facebook.

Foto: Arkiva personale

Intervistë nga: Marija Samiçkova

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD