Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë bërë diskutime me GERB-in nga ana e partnerëve të tyre në udhëheqje PP-DB për këtë çështje. Borisov është i bindur se tokat pjellore nuk duhet të shiten. Të njëjtën gjë deklaroi Deljan Peevski nga DPS. Presidenti Rumen Radev kërcënoi me veto ndaj buxhetit nëse propozohet një shitje nga Fondi Shtetëror i Tokës.
Kundër shitjes së mundshme të 20% të fondit shtetëror bujqësor, u deklarua edhe Shoqata e Prodhuesve Bujqësorë në Bullgari para BNR-Varna.
Më herët në media u përhapën informacione se brenda buxhetit për vitin 2024 planifikohet të shitet 1/5 e fondit të tokës. Ministri i financave Asen Vasilev mohoi se të ardhura të tilla janë parashikuar në projektbuxhetin e shtetit.
Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova deklaroi se shitja e tokave shtetërore nuk është parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por për vitin 2025.Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..