Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor.
"Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem pyetjeve", tha Mihajllov për mediat. Unioni Bullgar i Futbollit do të menaxhohet përkohshëm nga Mihaill Kasabov, pasi Emill Kostadinov refuzoi të zëvendësojë Mihajllov. Më 6 dhjetor, udhëheqja e Unionit do të caktojë një datë për një kongres për të zgjedhur një president të ri. Para godinës së Bazës Kombëtare të Futbollit në Bojana gjatë takimit të shefave të futbollit ka pasur një roje të shtuar të policisë.Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..
Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm..
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm,..