Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

DW tregon në fokus bullgaren Vivi Vasileva

Foto: vividrums.com

Njihuni me yllin e perkusioneve - Vivi Vasileva. Kështu nis video-historia e shkurtër e Deutsche Welle-s për bullgaren 29-vjeçare, e cila në fillim të vitit u bë perkusionistja e parë me çmimin prestigjioz me emrin e kompozitorit dhe dirigjentit amerikan Leonard Burstein.

Vivi ka lindur në Gjermani, në familjen e violinistëve Petër dhe Krasimira Vasilevi dhe është motra më e vogël e violinistit virtuoz bullgar Vasko Vasilev.  Krejt e pritshme, fillimi i saj si muzikante ishte lidhur me tingullin e violinës, por kur ishte vetëm 8 vjeç, në një plazh të egër në zonën e Karaderes në bregdetin bullgar të Detit të Zi, ajo takoi të rinj, të cilët luanin në tuba dhe në çdo gjë në dorë që mund të "zbutej" nga duart e tyre. Kështu ajo u mahnit nga tingujt e instrumenteve të goditjes.

Rezulton se vetëm 10% e perkusionistëve klasikë janë gra. Në video, Vivi Vasileva shpreh mirënjohjen e saj ndaj solistes së parë femre të perkusuineve në një orkestër - skocezes Evelyn Glennie, e cila, megjithë shurdhimin e saj, është një nga muzikantet më të shquara të kohës sonë dhe, në moshën 58-vjeçare, ende jep koncerte anembanë botes. Diçka që vetë Vivi Vasileva e bën që nga moshën 16-vjeçare.

“Për mua muzika është jeta”, sqaron thjesht për DW Vivi Vasileva.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD