Lodrat e vjetra të Krishtlindjeve me një histori të pasur dhe interesante mund të shihen për herë të parë në Bullgari. Ato janë pjesë e ekspozitës “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” në Muzeun Etnografik të Burgasit. Iniciatorja e aktivitetit është Doc.Dr.Radostina Ivanova-Mishineva, konsull nderi i Austrisë në Burgas, dhe realizimi i tij është në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sindikatës Kulturore "BLAUES FENSTER"-Wagrain dhe Muzeut Historik Rajonal në qytetin tonë bregdetar.
Janë ekspozuar 38 eksponate nga koleksioni i Muzeut të Natës së Heshtur /“Silent Night Museum”/ dhe Muzeut të Shtëpisë Waggerl /Waggerl House Museum/ në qytetin austriak të Wagrain.
Lodrat e Krishtlindjeve janë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Të gjitha ato janë të dizajnuara për të dekoruar shtëpinë dhe pemën e Krishtlindjes dhe mbajnë shumë simbolikë në vetvete.
Përgatitjet për Krishtlindje në Austri nisin më 6 dhjetor, kur, ashtu si në Bullgari, festohet Dita e Shën Nikollës. Sipas traditës austriake, në këtë ditë zbukurohet pema e Krishtlindjes dhe poshtë saj vendosen dhuratat e gatshme dhe të mbështjella të Krishtlindjeve.
Ekspozita “Si i festojnë Krishtlindjet në Austri” do të qëndrojë në Muzeun Etnografik në Burgas deri në mars të vitit 2024. Në javët në vijim ajo do të shoqërohet nga një treg austriak i Krishtlindjeve, ku mund të provoni një gotë Glühwein aromatike – verë të gatuar në shtëpi për Krishtlindje me kanellë dhe karafil, dhe bukë tradicionale austriake me fruta të thata.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Njeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..
Për herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme...