Me një këngë të re dhe me një koncerte grupi BTR е vë fillimin e turneut kombëtar “30 vjet BTR”. Grupi vazhdon linjën e suksesshme të këngëve me pjesëmarrjen e emrave emblemë të rokut bullgar. Pas suksesit të këngëve të realizuara me grupin “Shturcite” dhe formacionin “Ahat”, tani muzikantët e BTR prezantoj "Atje ku", kësaj radhe me pjesëmarrjen e kitaristit dhe violinist Ivan Leçev. Nëntitulli është "Këngë nga një ëndërr" sepse ideja i lindi autorit të muzikës dhe të tekstit, Sllavço Nikollov, pikërisht në një ëndërr. Ai thotë se kënga ka të bëjë me një fëmijëri të shkujdesur, kujtime të bukura, jetë dhe miqësi. Me idenë e tij u xhirua edhe videoja e këngës me regjisorin Biser Ovçarov - Barni.
E realizuar me mbështetjen e Fondacionit "Yjet nën yjet" dhe Bashkinë e qytetit Tutrakan, videoja u xhirua në kënde të bukura të Bullgarisë - në rajonin piktoresk malor përreth qytetit Elena dhe përgjatë rrjedhjes së lumit Danubit, dhe më saktë në fshatin malor Rajuvci, dhe Rrugën e Peshkatarëve në Tutrakan.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..