Stanisllav Sllanev - Stenli është ndër autorët dhe interpretuesit më domethënës, të njohur dhe të dashur. Rruga e tij në muzikën bullgare është e ndritshme dhe zgjat më se katër dekada. Duke mbrojtur stilin e tij karakteristik, Stenlei nuk ndalet kurrë së kërkuari një tingëllim të ri. Më 22 nëntor, ai del në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje për një koncert special "Elektro".
Përveç grupit të muzikantëve me të cilët Stenli punon vitet e fundit, atij do t'i bashkohen edhe të ftuarit: Ljubo Kirov, Hristo Mutafçiev, B.T.R., Tangra, D2 dhe Jeremy?.
Spektakli audio-vizual do të prezantojë jo vetëm hitet e tij më të mëdha, por edhe të rejat, përfshirë këngë të pa publikuara. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë këngën më të re "Dje", e cila është fryt i bashkëpunimit të këngëtarit me krijuesin e poezisë rok Aleksandër Petrov. Stenli është jo vetëm interpretues, por edhe kompozitor i muzikës së këngës.
"Dje" do të jetë një nga këngët e albumit të ri të Stenli, për të cilin muzikanti është duke punuar dhe premierën e të cilit po e presin me padurim të gjithë adhuruesit të muzikës së tij.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Stanisllav Sllanev - StenliDashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..